Ç’është GetTor-i?
GetTor është një shërbim që jep metoda alternative për të shkarkuar Shfletuesin Tor, veçanërisht për persona që banojnë në vende me shkallë të lartë censurimi, ku përdorimi i sajtit të Projektit Tor është i ndaluar.
Si funksionon?
Ideja pas GetTor-it është shumë e thjeshtë:
Hapi 1: Dërgoni një kërkesë te GetTor (gettor@torproject.org) duke treguar sistemin tuaj operativ (dhe gjuhën tuaj). P.sh: “netbsd es”
Hapi 2: GetTor-i do t’ju dërgojë një përgjigje me lidhje prej nga të shkarkohet Shfletuesi Tor prej furnizuesve të besuar prej nesh.
Hapi 3: Shkarkoni Shfletuesin Tor që nga një prej furnizuesve. Kur të mbaroni, kontrolloni pacenueshmërinë e kartelës së shkarkuar duke verifikuar nënshkrimin e saj.
Hapi 4: Në u dashtë, merrni ura!
GetTor në Telegram
Mund të kërkoni marrjen e Shfletuesit Tor përmes @GetTor_bot në Telegram: https://t.me/gettor_bot
GetTor Responder në Twitter
GetTor-i aktualisht s’funksionon në Twitter.
Si të verifikohet një nënshkrim dixhital
Nënshkrimi dixhital është një proces që garanton se një paketë e dhënë qe prodhuar nga prodhuesit e saj dhe se në të nuk janë futur duart më pas.
Në email-et nga GetTor japin një lidhje për te një kartelë me të njëjtin emër me paketën dhe me zgjatimin “.asc”. Këto kartela .asc janë nënshkrime OpenPGP.
Ato ju lejojnë të verifikoni se kartela që shkarkuat është saktësisht ajo që kishit ndërmend të merrni.
Për shembull, torbrowser-install-win64-8.5.4_en-US.exe
shoqërohet nga torbrowser-install-win64-8.5.4_en-US.exe.asc
.
Shihni se si të verifikohet një nënshkrim dixhital.
E kam të shkarkuar Shfletuesin Tor, por ende s’lidhem dot
Provoni të lidheni përmes një ure.